NQP përmes një kumtese i përkujton shfrytëzuesit e biletës vjetore për studentë për shfrytëzim falas të transportit publik se është e nevojshme ta vazhdojnë/verifikojnë biletën për vitin 2026.
“Vazhdimi/verifikimi i biletës fillon prej sot (25.12.25), dhe bëhet në cilëndo qendër për personalizim të NQP Shkup, me prani personale të studentit i cili duhet të dorëzojë vërtetim për student të rregullt të dhënë nga institucion i akredituar i arsimit të lartë, indeks origjinal me semestër të regjistruar dimëror dhe letërnjoftim”, qëndron në kumtesën e NQP-së.
Nga aty shtojnë se studentëve/të vitit të parë nga viti akademik 2025/2026, bileta automatikisht u vlen edhe për vitin e ardhshëm kalendarik



