Nga pista në zemrat e fëmijëve – Ajshe Avdiju sjell gëzim për Bajram

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, Ajshe Avdiju së bashku me ekipin e saj të sportit ka realizuar një iniciativë të veçantë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke shpërndarë dhurata për fëmijët në disa zona të qytetit.

E njohur si e vetmja grua që merret me drifting, Avdiju këtë herë ka lënë anash pistën për t’u afruar më shumë me komunitetin. Ajo dhe ekipi i saj kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Jahja Pashë, Hasanbeg, Xhon Kenedi, si dhe gjatë rrugës kudo që kanë hasur fëmijë.
Në një prononcim për Ora24.tv, ajo u shpreh se kjo ka qenë një nga ditët më të lumtura për të.

“Ishte një ndjenjë e veçantë të shihja buzëqeshjet e fëmijëve. Edhe pse periudha e përgatitjes ka qenë e vështirë dhe e lodhshme, çdo mund dhe sakrificë ia ka vlejtur,” theksoi Avdiju.

Ky gjest human u prit me shumë gëzim nga fëmijët dhe banorët, duke i dhënë festës së Bajramit një dimension edhe më të ngrohtë dhe solidar.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit