Muaji mars sjell një përzgjedhje të pasur filmash për t’u parë në kinema dhe në platformat streaming – nga rikthime të shumëpritura, te adaptime librash bestseller dhe drama që kanë ndezur debat në festivale.
Peaky Blinders: The Immortal Man
Pas suksesit të serialit Peaky Blinders, historia e Tommy Shelby vazhdon në ekranin e madh. Cillian Murphy rikthehet në rolin e anti-heroit, në një rrëfim të vendosur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Filmi sjell edhe emra si Rebecca Ferguson, Tim Roth dhe Barry Keoghan.
Hoppers
Filmi i 30-të i animuar nga Pixar sjell një histori të pazakontë: një vajzë e re e transferon mendjen në trupin e një kastori robotik. Një aventurë e guximshme dhe emocionale mbi marrëdhënien mes njerëzve dhe kafshëve.
The Good Boy
Një thriller i errët me nota komike nga regjisori Jan Komasa. Stephen Graham dhe Andrea Riseborough luajnë një çift që rrëmben një 19-vjeçar për ta “edukuar” sipas rregullave të tyre.
The Bride!
Regjisorja Maggie Gyllenhaal rikthehet me një reinterpretim modern të mitit të “Bride of Frankenstein”. Jessie Buckley dhe Christian Bale udhëheqin një histori të vendosur në Çikagon e viteve ’30.
Saipan
Një dramë-komedi sportive mbi përplasjen mes Roy Keane dhe trajnerit Mick McCarthy para Kupës së Botës 2002. Një histori për konfliktin, ambicien dhe krenarinë kombëtare.
Reminders of Him
Adaptim i romanit bestseller nga Colleen Hoover. Filmi rrëfen historinë e një gruaje që përpiqet të rindërtojë jetën dhe të rikthejë lidhjen me vajzën e saj pas një tragjedie.
Marc by Sofia
Një dokumentar intim nga Sofia Coppola mbi stilistin legjendar Marc Jacobs, që eksploron procesin krijues dhe botën e modës.
Ready or Not 2: Here I Come
Vazhdimi i filmit horror të vitit 2019 rikthen Samara Weaving në një tjetër betejë kundër familjeve të pasura me sekrete të errëta.
Project Hail Mary
Nga romani i Andy Weir, me Ryan Gosling në rolin e një shkencëtari të dërguar vetëm në hapësirë për të shpëtuar Tokën. Një aventurë fantastiko-shkencore me sfida teknike dhe emocionale.
Alpha
Filmi i ri i regjisores franceze Julia Ducournau është një dramë e errët dhe provokuese për një vajzë 13-vjeçare në një botë të prekur nga një virus misterioz.
Mars 2026 premton emocione të forta në kinema dhe në shtëpi – nga gangsterët britanikë te përbindëshat modernë dhe aventurat hapësinore. Një muaj i pasur për çdo shije filmike. BBC/KultPlus.com



