1.8 C
Skopje
Monday, December 22, 2025

Nga ora 21:00 Qendra Klinike do të jetë pa ujë, do të vendosen cisterna

Sonte nga ora 21:00 deri nesër në ora 05:00 Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup do të jetë pa ujë për shkak të përfshirjes së rrjetit të ujësjellësit. Përveç Klinikës, pa ujë do të mbeten edhe spitali i fëmijëve “Kozle”, Villa Vodno dhe objektet e banimit në zonën e Vodnos, shkruan sdk.mk, përcjell TV21.

Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizim” thonë se do të vendosen cisterna me ujë të pijshëm para Qendrës Klinike dhe spitalit “Kozle”, si dhe do të përgatiten cisterna me ujë të pijshëm në shërbimin kujdestar të “Ujësjellësit” të Shkupit të cilat do të gravitojnë në thirrje bazuar në nevojat e qytetarëve.

Kompania sqaron se Vodno dhe spitalet nuk do të kenë ujë pasi rrjeti do të mbyllet në këtë pjesë për të reduktuar humbjet e ujit.

Ministria e Shëndetësisë deri më tani nuk ka dhënë asnjë udhëzim për pacientët që trajtohen në Qendrën Klinike dhe as se si do të kryhen operacionet dhe do të priten pacientët e urgjencës kur i gjithë kompleksi spitalor është pa ujë.

Nga kompania shtojnë se nuk do të ketë ujë ose do të jetë i dobët presioni në Saraj dhe Gjorçe Petrov.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit