Nën ndikimin e një serie masash ajrore të lagështa nga Mesdheu, të kombinuara me depërtimin e ajrit më të ftohtë nga veriu, nga nesër pasdite (e martë) dhe në ditët në vijim, moti në Maqedoninë e Veriut por edhe në vendet fqinje do të jetë kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë, me reshje të herëpashershme lokale shiu, të cilat në disa raste pritet të jenë më intensive.
Në zonat malore mbi 1.300 metra mbi nivelin e detit, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore dhe pritet të formohet shtresë bore.
Në Shkup dhe rrethinë, nga nesër pasdite moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme lokale shiu.
Moti sot – e hënë
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Nëpër disa lugina të vendit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 4 deri në 12 gradë, shkrua Alsat.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe mjegull. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4 gradë.
Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës deri në 200 metra ka në rrugët Tetovë – Gostivar dhe Kumanovë – Stracin, dhe në Saramzalinë – Shtip deri në 100 metra, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Ndërkohë trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.





