13.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Nga nesër ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

Duke filluar nga nesër, do të fillojnë të llogariten afatet brenda të cilave partitë mund të paraqesin ankesa në lidhje me parregullsi të mundshme në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Kreu i KSHZ-së Boris Kondarko, duke njoftuar rezultatet fillestare jozyrtare të zgjedhjeve, tha se sapo rezultatet të jenë përfundimtare, afatet për ankesa do të fillojnë.

“Dua të sqaroj se afatet për kundërshtime ndaj procedurës për përcaktimin dhe përmbledhjen e rezultateve do të fillojnë nga nesër pasdite, pas shpalljes së tyre nga ana jonë kurse afati do të jetë 48 orë, që do të thotë se ai afat do të jetë deri të mërkurën pasdite, ndërsa afati tashmë ka filluar, bazuar në procedurën për kryerjen e votimit, e cila filloi në orën 19:00 sonte dhe do të vazhdojë për 48 orët e ardhshme, që do të thotë deri të martën në mbrëmje në orën 19:00, nëse ka ndonjë vërejtje ose kundërshtim”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.

KSHZ-ja dje kishte diskutime për dy ankesa në lidhje me procesin e votimit, në Qendër dhe Kërçovë, por ato u refuzuan si të pabaza, pasi anëtarët e Komisionit arritën në përfundimin se parashtruesit ishin ende në listën e votuesve dhe mund të votonin pa probleme. KSHZ-ja gjithashtu njoftoi mbrëmë se edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, pjesëmarrja nuk kaloi 50 për qind, që është hera e parë që nga pavarësia e vendit.

Kështu, sipas rezultateve fillestare jozyrtare paraprake, pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme në 33 komuna ishte 41.76 për qind, ndërsa në raundin e parë 48.30. Përveç pjesëmarrjes së ulët, në raundin e dytë në të gjitha komunat u regjistruan 19,287 fletëvotime të pavlefshme.

Nga ky numër, vetëm në Qytetin e Shkupit kishte 10,528 fletëvotime të pavlefshme, që do të thotë se pothuajse çdo fletëvotim i 16-të në Shkup dje ka qenë i pavlefshëm. Në rretin e dytë të drejtë vote kishin 1 milion e 13 mijë e 375 qytetarë./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit