Gëzime Fejziu, një ndër sipërmarrëset më të njohura në sektorin e prodhimit të djathërave në Maqedoni, ka treguar për emisionin Expansion në Ora24 TV dhe për Almakos se mungesa e djathit mocarela ishte arsyeja kryesore që e shtyu të hyjë në këtë industri.
Ajo ka zbuluar se gjithçka nisi në vitin 2003, kur u kthyen nga Italia dhe kuptuan se në tregun vendas mungonin djathërat si mocarela dhe kashkavalli cilësor. “Burri im ka bërë shumë hulumtime, sepse shumë njerëz nuk e njihnin këtë lloj djathi. Kështu, vendosëm që së bashku ta sjellim këtë risi në Maqedoni,” thekson Gëzimja.
Historia e tyre është një shembull i frymëzueshëm se si një nevojë e thjeshtë mund të shndërrohet në një mundësi biznesi me ndikim rajonal.





