Benzina dhe eurodizelli prej sonte në mesnatë lirohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet për një denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendim u krye ulja e çmimeve të shitjeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,09 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 73 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 75, EURODIZEL BS (D-E V) për 66,5, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 65,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,248 denarë për kilogram ulet dhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 32,635 denarë.
Nga KRRE potencojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjet e mëparshme vihet re ulje tek benzina mesatarisht për 4,932 për qind, tek dizelli për 4,357, tek vaji ekstra i lehtë për 1,790 dhe tek mazuti për 1,013 për qind. Kursi i denarit në krahasim të dollarit me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,1167 për qind





