Në një intervistë ekskluzive për Ora24, Mendi Qyra ndau me publikun rrugëtimin e tij të vështirë, por frymëzues drejt suksesit. Ai theksoi se, si shumë të tjerë, ka jetuar thjesht në rini, por me shumë punë, mund dhe sakrifica ka arritur të jetë aty ku është sot.
Qyra tregon se vjen nga Bixhovë, fshat i Strugës dhe që në moshën 10-vjeçare, së bashku me bashkëfshatarët, përshkonte çdo ditë 12 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë.
Shkollën e mesme e përfundoi në Dibër, dhe gjatë intervistës nuk harroi të shprehë mirënjohjen publike për këtë qytet, duke falënderuar Dibrën për kontributin që ka dhënë në arsimimin e tij.
“Pa përkushtimin dhe mbështetjen që më dha Dibra, sot nuk do të isha këtu”, u shpreh Qyra me emocion.





