Alejna Mamuti, një emër që po shndërrohet në sinonim të stilit dhe elegancës në botën e modës, ka lindur më 11 qershor 2002 në Shkup. Që në fëmijëri, Alejna e ndiente thellë pasionin për dizajnin – një pasion që me kalimin e viteve u kthye në mision jetësor.

E përkrahur fuqishëm nga prindërit e saj, ajo e realizoi ëndrrën e saj në moshën 18-vjeçare, kur themeloi atelienë “AM” – një markë që mban inicialet e saj dhe që sot përfaqëson finesë, guxim dhe identitet të veçantë në çdo veshje.

Në vitin 2022, në moshën 19-vjeçare, Alejna nisi studimet në Akademinë e Modës të dizajnerit të njohur Izet Curri. Ajo hyri në vitin e parë të studimeve, duke e forcuar edhe më shumë bazën e saj profesionale dhe duke u zhvilluar në një ambient ku talenti takon përvojën dhe profesionalizmin.

Ekspozita e 1
“Portes ouvertes”
11.03.2022
“Frymëzimi i saj për këtë veshje ka lindur nga forca e strukturave arkitektonike dhe eleganca e siluetës femërore shprehet ajo për ora24.tv.
Linjat e pastra dhe forma gjeometrike në pjesën e bustit simbolizojnë qëndrueshmëri, ndërsa materiali reflektues i jep jetë, dritë dhe dramë dizajnit. Është një lojë mes kontrollit dhe rrjedhshmërisë – mes së fortës dhe së brishtës. Veshja është krijuar për një grua që nuk ka frikë të qëndrojë e veçantë.

Ekspozita e fund vitit 27.06.2022
“Hommage aux femmes dans la mode”
E inspiruar nga dizajnerja e famshme botërore Carolina Herrera!


Second year at International Institute Izet Curri!
15.03.2023
Alejna Mamuti tregon për ora24.tv inspirimi për këtë veshje
“Ky dizajn është frymëzuar nga forca jetësore që buron nga brenda çdo gruaje – si një rrjet energjie që fillon në thellësi dhe shpërthen jashtë me shkëlqim dhe guxim. Struktura në formë rrënjësh apo nervash të artë përfaqëson lidhjen tonë me natyrën, mendjen dhe shpirtin. Kristalet shumëngjyrëshe janë emocionet, përvojat dhe dritat e jetës që formojnë identitetin tonë. Veshja është një trupëzim i jetës që rrjedh, ndriçon dhe prek gjithçka përreth” deklaroi ajo.

“Hommage to Thierry Mugler”
Fashion show: 30.06.2023

“La Mode Au Cinema”
Një fustan i ribërë i Princeshës Elodie nga filmi “Damsel” – Zgjodha kostumin nga “Damsel” sepse përzien modën e Rilindjes me një prekje perëndimore, gjë që e gjej shumë interesante. Përzierja e elementeve tradicionale dhe personazheve të çuditshëm në film më frymëzoi të krijoja diçka unike për projektin tim të shkollës së modës.
09.07.2024







