Nga e martja deri të enjten, mot me vranësira dhe reshje shiu

Moti në ditën në vijim, prej të martës deri të enjten, do të jetë i ndryshueshëm me të reshura të përkohshme lokale të shiut. Në disa vende të reshurat do të jenë më të mëdha, ndërsa të enjten do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave. Do të fryjë erë juglindore, e cila të martën do të përforcohet, përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 km/h, kumtoi DPHM.

Të premten dhe të shtunën moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 11, ndërsa ato maksimale prej 14 deri 23 gradë Celsius.

Nesër moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi juglindor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Temperaturat minimale, siç informojnë nga DPHM-ja, do të jenë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ato makmsimale deri 21 gradë Celsius. Në Shkup moti i ngjashëm, me temperaturë prej 8 deri 20 gradë Celsius.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit