5.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Nga e diela fillon ndalesa e peshkimit sportiv në ujërat e Parkut Kombëtar të Mavrovës

Sezoni i peshkimit sportiv në ujërat e Parkut Kombëtar të Mavrovës për sezonin 2024/2025 po mbaron.

Që nga 2 nëntori, Parku Kombëtar i Mavrovës do të vendos ndalesë për peshkimin sportiv në periudhën në vijim, e cila do të zgjasë deri më 31 janar 2026.

“Ndalimi vlen për të gjitha ujërat në territorin e Parkut Kombëtar të Mavrovës, përkatësisht: Liqenin e Mavrovës dhe Lumin Radika me të gjitha degët e tij. Kjo periudhë është menduar për mbrojtjen dhe riprodhimin e peshkut, me qëllim ruajtjen e ekuilibrit natyror dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të peshkimit sportiv në sezonet e ardhshme”, njoftojnë nga Parku Kombëtar i Mavrovës.

Sezoni i ri i peshkimit sportiv do të fillojë më 1 shkurt 2026.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit