Nga Berlini në Barleben: Mendi Qyra hap dyer të reja bashkëpunimi për Struga

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani, duke realizuar takime të rëndësishme që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe hapjen e mundësive të reja për zhvillimin e Strugës.

Vizita nisi në ambasadë, ku Qyra u prit nga ambasadori prof. dr. Ylber Sela, të cilin e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin në organizimin e një agjende produktive në interes të qytetit.

Në Berlin, ai zhvilloi një takim me klubin e biznesmenëve nga Maqedonia e Veriut, ku u diskutua për potencialin investues të Strugës dhe mundësitë konkrete për projekte të reja. Sipas Qyrës, interesimi dhe gatishmëria për bashkëpunim ishin shumë inkurajuese.

Një tjetër moment kyç ishte takimi zyrtar në komunën e Barleben me kryetarin Frank Nase. Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në ekonomi, turizëm dhe arsim, si dhe shkëmbimi i përvojave për zhvillim të qëndrueshëm lokal.

Vizita u përmbyll me pjesëmarrjen në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Gjermani me rastin e pavarësisë së Kosova, ku u theksua rëndësia e ndërtimit të urave të reja bashkëpunimi me liderë evropianë.

“Struga meriton më shumë mundësi, më shumë partneritete dhe një të ardhme edhe më të mirë”, theksoi Qyra, duke e cilësuar vizitën si një hap konkret drejt ndërkombëtarizimit të qytetit.

https://www.facebook.com/share/p/16vHvFsZJL/

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit