14.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Neziri thumbon Amir Elezin: Ju u futët në qeveri për të mbijetuar politikisht e jo për qëllime europiane

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri në emisionin ON TIME në Tv Koha ka replikuar me nënkryetarin e AAA-së, Amir Elezi duke ia kujtuar lidhjen e koalicionit mes ASH-së dhe AAA dhe se partia e Gashit u lragua nga koalicioni me ASH-në për të mbijetuar politikisht, shkruan Top24

“ASH u fut në qeveri pasi Alternativa u shpatallua, procesi i integrimit ishte dhe mbetet shumë i rëndësishëm por paqëndrueshmëria e Alternativës detyroi ASH-në të jetë pjesë e qeverisë për të mos rënë sistemi dhe të kontribuojmë në rrugën e vendit drejt BE-së të cilën po e bëjmë. Alternativa është e pakoordinuar dhe nuk i kanë mbetur deputet pasi jam aty dhe e shoh se si veprojnë” tha deputeti i ASH-së, Adnan Neziri.

Neziri më tej shtoi se Alternativa u largua nga koalicioni me ASH-në për të mbijetuar politikisht.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit