Monumenti simbolik NEWBORN në Prishtinë është transformuar sërish, këtë herë me një pamje të re në prag të festimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Si çdo vit, instalacioni i njohur publik prezantohet me dizajn të veçantë që bart mesazhe simbolike për lirinë, shtetësinë dhe identitetin.
Pamjet e fundit nga vendi i ngjarjes i ka përcjellë ora24.tv, duke sjellë nga afër atmosferën festive dhe interesimin e madh të qytetarëve e vizitorëve që ndalen për fotografi pranë monumentit më të njohur të kryeqytetit.



