Kandidati I VLEN-it për Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta ka takuar sot banorët e Ravenit dhe ka bashkëbiseduar me ta. Ai me këtë rast ka dëgjuar kërkesat e tyre, dhe siç u shpreh vetë ai “ankesat e shumta nga neglizhenca komunale në këto vitet e fundit”. Bejta më tej në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan:
“Ata kërkuan zhvillim dhe investime, ndërsa unë para tyre prezantova projektet që do të realizohen me ardhjen time në krye të Komunës. Bashkë, u zotuam që çdo punë do të realizohet sipas kërkesave që ata i kanë, pasi pas fitores së madhe më 11 janar, na presin shumë punë të mira!”, shkruan Bejta.



