Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit gjatë një paraqitjeje i falënderoi votuesit që votuan për të, megjithëse nuk arriti të del fitues.
“I falënderoj të gjithë qytetarët të cilët e mbështetën ndryshimin dhe ishin kundër krimitë që është bërë për tetë vitet e shkuara. Ata e keqpërdorën financat e komunës të cilën e kanë plaçkiutur dhe për një javë resht ata kanë ndarë shumë para te qytetarët e Gostivarit dhe besoj se institucionet e shtetit do të hyjnë në komunë dhe do ta vërtetojnë krimin që e ka bërë Taravari dhe e ka vazhduar Limani. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe çdo gjë do të del në sipërfaqe. Gjithë ata qytetarë që kanë votuar për mua i falënderoj përzemërsisht dhe jam mirënjohës”, tha Bejta.



