18.8 C
Skopje
Thursday, July 10, 2025

Netanyahu për ar*mëpushimin me Iranin: Fitore historike

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka përshkruar armëpushimin midis Iranit dhe Izraelit si një “fitore historike”.

Në një adresim për popullin të martën në mbrëmje, Netanyahu ka thënë se “fitorja do të mbahet mend për breza”.

“Ne eliminuam dy kërcënime të menjëhershme ekzistenciale – një kërcënim bërthamor dhe një kërcënim me raketa balistike. Nëse nuk do të kishim vepruar, së shpejti do të përballeshim me rrezikun e asgjësimit”, ka thënë Netanyahu.

Netanyahu është shprehur se Forca Izraelite e Mbrojtjes ka “eliminuar komandën e lartë të Iranit”, duke përfshirë tre shefa të shtabeve, shkencëtarë bërthamorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Fushata e Izraelit ka shkatërruar gjithashtu objekte bërthamore në Isfahan, Natanz dhe Arak, sipas Netanyahut.

Ai gjithashtu ka përshëndetur përfshirjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në luftën mes Izraelit dhe Iranit.

“Miku ynë presidenti Trump na ka qëndruar pranë në një mënyrë të paparë. Nën drejtimin e tij, ushtria amerikane ka shkatërruar vendin e pasurimit të thellë në Fordo”, ka thënë  Netanyahu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit