Nesër në Shkup do të protestohet për shkak të ajrit të ndotur. Marshi fillon në ora 16:00 para Ministrisë së Mjedisit, vazhdon deri në Kuvend dhe përfundon para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Qyteti i gjelbër human” propozon disa masa të menjëhershme, por edhe më afatmesme, për të trajtuar në mënyrë më efektive grimcat e dëmshme në ajër.
“Ne protestojmë sepse çdo vit nga 3828 deri në 5000+ persona në Maqedoni humbin jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5. Kjo përbën 17.7% të vdekshmërisë totale në vend.
Kërkojmë nga institucionet kompetente që menjëherë dhe sistematikisht të merren me ndotjen e ajrit përmes zbatimit të këtyre masave efikase që do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe do të ulin në mënyrë drastike ndotjen e ajrit”, thonë nga atje.