Nesër në Kodrën e Diellit do të fillojë sezoni i skijimit

Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit do të fillojë nesër, ndërsa Qendra e Skijimit “Kodra Diellit” do të ofrojë edhe bileta sezonale për përdorimin e teleferikut, transmeton Portalb.mk.

“Të dashur dashamirë të borës dhe aventurës, nesër, e diele – 11.01.2026, Ski Qendra Kodra e Diellit hap ZYRTARISHT sezonin e re të skijimit! Bora është gati, pistat po ju presin dhe adrenalina fillon!”, raportoi Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit”.

Qendra sqaroi që orari i ski ashensorit do të jetë prej orës 08:45 e deri në orën 15:00, ndërsa biletat sezonale mund të merren te biletaria e Kodrës së Diellit.

Kodra e Diellit edhe pse është ndër vendet më të mira dimërore në Ballkan dhe jo vetëm, për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të.

Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe shumë të tjera.

Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski më 5 janar nga Kodra e Diellit paralajmëroi investime të reja të huaja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit