12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Nesër kthehet ora verore, akrepat lëvizin 60 minuta para

Nga dita e nesërme, e diel, 30 mars, nga ora 02:00 do të nis llogaritja e kohës me orën verore. Akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para, shkruan Portalb.mk. 

Ora verore do të “shkurtojë” 30 marsin me një orë, duke bërë që kjo ditë të zgjasë 23 orë.

Ora verore do të mbetet në fuqi deri të dielën e fundit të tetorit, kur akrepat do të zhvendosen sërish një orë pas. Ky sistem zbatohet në shumë vende të Evropës me qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më efikas të dritës natyrore.

E kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?

Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.

Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 80 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator.

Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit