Vokalisti i bendit legjendar U2, Bono, ka përmendur akademiken dhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi gjatë prezantimit të projektit të ri muzikor “Days of Ash”.
Në një intervistë për NME, Bono bëri të ditur se grupi ka huazuar një varg nga Ypi për një prej këngëve të reja.
“‘Nëse ke një mundësi për të shpresuar, e ke për detyrë…’ është një varg që e kemi huazuar nga Lea Ypi”, është shprehur ai, duke theksuar rëndësinë e mesazhit për shpresën në kohë sfiduese.
Bono i përshkroi këngët e reja si “këngë sfide dhe trishtimi, këngë vajtimi”, duke shtuar se projektet më festive do të vijnë më vonë. Ai e përmbylli deklaratën me humor: “Një e qeshur do të na bënte mirë gjithashtu. Faleminderit.”
Përmendja e Ypit nga një prej figurave më të njohura të muzikës botërore është vlerësuar si një moment i rëndësishëm për prezencën shqiptare në skenën ndërkombëtare kulturore./KultPlus.com



