Kryetari Mendi Qyra zhvilloi një takim me Sindikatën e pavarur të gazetarëve dhe punonjësve të mediave, ku u diskutuan sfidat dhe nevojat e gazetarëve dhe punonjësve të mediave lokale.
Gjatë këtij takimi u nënshkrua një Memorandum i përbashkët, që synon përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e mbështetjes institucionale për sektorin mediatik.



