Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit në Maqedoni

Kryetari Kuvendit, Afrim Gashi njofton se sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, e cila ka për qëllim avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Sot në Kuvend nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, Faton Selami.

Me këtë bashkëpunim konfirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, përforcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e institucioneve më të përgjegjshme dhe më transparente.

Besoj se nëpërmjet partneriteteve të tilla do të kontribuojmë në ndjekje më efikase të rekomandimeve, përmirësim të llogaridhënies institucionale dhe mbrojtje më të fortë të të drejtave të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Gashit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit