Janice Combs , nëna e Sean Combs – Diddy , i cili aktualisht po vuan një dënim me katër vjet e dy muaj burg në burgun Fort Dix në New Jersey, ka reaguar ashpër ndaj dokumentarit “Sean Combs: The Reckoning ” .
“Përhapja e informacionit të pasaktë rreth fëmijërisë së djalit tim, Sean, dhe jetës sonë familjare është e qëllimshme. Qëllimi është të mashtrohen shikuesit dhe të dëmtohet më tej reputacioni ynë”, tha ajo.



