Në vitin 2025 në botë u vranë 128 gazetarë dhe punonjës mediatikë

Shkup, 2 janar – Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) njoftoi se gjatë vitit 2025 në mbarë botën janë vrarë gjithsej 128 gazetarë dhe punonjës të mediave, prej të cilëve dhjetë ishin gra.

Lista e përditësuar e punonjësve mediatikë të vrarë në vitin 2025 dokumenton 17 raste shtesë vdekjeje që nga 10 dhjetori, pas publikimit të raportit të mëparshëm. Lista e publikuar më 31 dhjetor përfshin raste nga Rripi i Gazës, Tanzania, Peruja dhe Guatemala, si dhe një aksident në të cilin humbën jetën shtatë punonjës mediatikë në Nigeri, një rast të tillë në Burundi dhe një në Iran.

Në Lindjen e Mesme dhe botën arabe janë vrarë 74 gazetarë, prej të cilëve 56 në Autoritetin Palestinez, që përbën 58 për qind të të gjitha rasteve të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë të vrarë në botë gjatë vitit 2025, sipas IFJ-së.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit