Në vend që t’ia montazhojnë dyertë, ia “avulluan” 600 euro

Që kur iu kishte skaduar afati për montimin e dyerëve, dy personat që ishin prezantuar si përfaqësues të kompanisë private nga Tetova, nuk i kishin hapur më telefonat
Shkupjani 36-vjeçar e ka denoncuar në policinë e Shkupit (SPB-Shkup), rastin e mashtrimit, me ç’rast ishte dëmtuar 600 euro, nga ana dy personave me të cilët paraprakisht kishte kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale.
Sipas denoncimit në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shkup, 36 vjeçari i dëmtuar me datën 19 shtator 2025, kishte kontakrtuar me personin i cili ishte prezantuar si përfaqësues i një kompanie private nga Tetova. Të dytë kishin rënë në ujdi për montimin e dyerëve të dhomave, me ç’rast klienti paraprakisht i kishte dhënë ‘avans’ prej 600 eurove përfaqësuesit të kompanisë.
Që kur kishte skaduar afati i dakorduar për montazhimin e dyerëve, dy personat që ishin prezantuar si përfaqësues të kompanisë private nga Tetova, më nuk i kishin hapur telefonat. Pikërisht pas këtij moment, klienti e kishte kuptuar se është mashtruar, prandaj edhe rastin e kishte denoncuar në polici. Përfaqësuesit ë Ministrisë së Brendshme po i ndërmarrin të gjitha masat ligjore për ndriçimin e rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit