Albrim Hoxha nga VLEN i njohur si ish-gazetar ka theksuar se në Strugë gjatë kohë është e pranishme policia e Shqipërisë, sidomos gjatë sezonit turistik veror.
“Në Strugë, për shembull, prej disa vitesh patrullojnë edhe policë nga Shqipëria. Për ata që nuk e dinë, këto janë marrëveshje të nënshkruara kur BDI ka qenë në pushtet.
Ish-funksionarët e ASH-së, që sot mbrojnë dhe përfaqësojnë “denjësisht” BDI-në, është mirë të pushojnë nga kjo histeri në këto ditë të nxehta vere sepse do iu duhet “takat” për të kaluar dimrin politik!”, ka shkruar Hoxha.(INA)