Sot, më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në BeH po përkujtohet 29 vjetori i gjenocidit të Srebrenicës. Varrimi i 14 viktimave të tjera të gjenocidit do të bëhet në Potoçari. Viktima më e vjetër që u varros ishte 68 vjeç, ndërsa më e reja ishte 17 vjeç.
Këshilli Kombëtar Boshnjak (KKB) sot në Shkup do të organizojë “Marshimin për Srebrenicën”. Marshi do të fillojë në ora 18:00 nga “Vero Park” në Çair, do të vazhdojë përgjatë bulevardit “John Kennedy”, Çarshia e Vjetër, Sheshi “Filipi II” dhe përfundon në Sheshin “Maqedonia” në orën 19:00.
“Nga ora 19:00 deri në ora 19:30 do të mbahet program përkujtimor me rastin e kujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, njofton KKB.
Më shumë se 50 njerëz u dënuan me rreth 700 vjet burg për gjenocidin e Srebrenicës, i cili u krye nga Ushtria e Serbisë, ndërsa u vranë të paktën 8,372 boshnjakë. Sipas të dhënave nga Qendra Përkujtimore e Potoçarit që nga korriku 2023, eshtrat e 6751 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës janë gjetur dhe varrosur, ndërsa rreth një mijë viktima janë ende duke u kërkuar.
Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi mizorinë e Srebrenicës si gjenocid.