17.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

NË SEANCËN E QEVERISË TË 2023, MINISTRAT E BDI-së DHE LSDM-së E VOTUANË STRATEGJINË E QEVERISË PËR LARGIMIN E BALANCUESIT

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërjen e mëparshme, në seancën e mbajtur më 11.07.2023, miratoi Strategjinë për Reformën e Administratës Publike 2023 – 2030 dhe Planin e Veprimit 2023 – 2026 për të njëjtën Strategji. Qeveria në Strategjinë e saj, përcaktoi se “… tejkalohet nevoja e aplikimit të mjetit balancues, i cili në praktikë shkakton keqpërdorime të shumta…”.

Në tekstin e plotë të seksionit të Strategjisë së Qeverisë për Reformat e Administratës Publike 2023-2030 thuhet: “…parimi i qasjes së barabartë në çdo vend pune, parimi i ekspertizës dhe kompetencës dhe parimi i barazisë gjinore duhet të jenë parësor dhe të zbatohen vetëm në të gjithë procesin e përzgjedhjes, punësimit dhe avancimit në të gjitha nivelet në administratën publike, ndërsa në fazën para marrjes së vendimit të përzgjedhjes, natyrisht që duhet të merret parasysh parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të komuniteteve. Në këtë mënyrë nga njëra anë tejkalohet nevoja e përdorimit të mjetit të quajtur “balancues”, i cili në praktikë shkakton keqpërdorime të shumta…”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit