24.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Në rrjetet sociale lansohen propozime se kush do t’a drejtoj “Vetëvendosjen” në Maqedoninë e Veriut?!

Në rrjetet sociale tashmë qarkullojnë spekulime të ndryshme për aktivizimin e mundshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.

Një grup aktivistësh shqiptarë kanë shpërndarë në rrjetet sociale një postim ku sipas tyre propozojnë që Lëvizja VV në Maqedoninë e Veriut mund të udhëhiqet nga dy emrat e shkruar nga ta siç janë përmendur Bekim Qoku, aktualisht në postin e këshilltarit për Maqedoninë e Veriut në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, por edhe emri i Blerim Rekës, ish-kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut, por që tani është me detyrë si konsull i Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Por, nga VV nuk komentojnë diçka të tillë, ndërsa këto komente dhe debate pasojnë në një kohë kur po qarkullojnë informacione për mundësinë e aktivizimit të një subjekti Vetëvendosje për Maqedoninë e Veriut, një subjekt autonom me figura të reja politike shqiptare. Ja më poshtë edhe postimi i shpërndarë. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit