13.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Në RMV u rrit numri i udhëtarëve në transportin ndërkombëtar, ndërsa u ul ai në transportin urban

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e dytë të vitit 2025, është ulur numri i udhëtarëve në transportin urban dhe periferik, ndërsa ai ndërkombëtar dh mes qyteteve është rritur, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2025, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është 10 007 000 dhe është zvogëluar për 6.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në transportin urban ka pasur ulje për 10.6 përqind, atë periferik për 3.5 përqind, ndërsa transporti ndërkombëtar shënoi rritje për 27.7 përqind dhe ai mes qyteteve për 5.2 përqind.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit