16.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Në mungesë të vendeve tjera për rekreacion dhe freski, qytetarët e Shkupit frekuentojnë pak edhe Parkun e Qytetit

Temperaturat e larta në këtë fillim gushti thuajse kanë lënë të zbrazur Parkun e Qytetit, momentalisht vendi I vetëm ku shkupjanët mund të rekreohen. Një pjesë e qytetarëve që anketuam thanë se kjo qetësi është për shkak të pushimeve verore dhe shmangies së temperaturave të larta. Megjithatë, qytetarët kërkojnë të bëhen disa ndryshime në këtë park.

“Duhet të rregullohet, më shpesh të ujitet, gjithçlka është tharë. Askush nuk kujdeset, kush si muundet I hedhë mbeturinat, ajo është kulturë”, tha një qytetar.

“Moti është I bukur, po pushojmë dhe po kënaqemi. Shumë bukur është në park”, tha një tjetër qytetar.

“Më shumë luhatëse për fëmijët, higjiena është e mirë, ndonjë shatërvan shtesë për tu freskuar dhe më shumë çezma për ujë të pijshëm. Përveç parkut, shkupjanët a kanë tjetër vend për rekreacion? Për momentin vetëm Parku I Qytetit, keji është lënë pas dore, vetëm Parku I Qytetit”, u shpreh një qytetar.

Vizitorët e rregullt në këtë park janë peshkatarët dhe personat që vullnetarisht ushqejnë shpezët dhe kafshët.

“Për çdo ditë u hedh thërmja buke këtu poshtë urës. I ushqej zogjtë, rosat dhe kafshët, çfarë të bëj tjetër. Jam pensionist, nuk kam çfarë të bëj, s’kam ku të shkoj. Tashmë më është bërë shprehi, është kënaqësi”, tha një qytetar.

“Kemi ngelur shkupjanët e vjetër. Ne vijmë për rekreacion, marrim leje vjetore. Meqenëse jeni këtu çdo ditë çfarë I mungon parkut, çfarë duhet të ndryshoj? Duhet të punësohen më shumë njerëz, dikur kishte 50 deri në 60, tash nuk ka. Nuk mund të arrijnë, pastrojnë dhe mirmbajnë deri në fund të parkut, nuk kanë mundësi. Shpresojnë të marrin vendime pune ata që janë me kontratë në vepër dhe besoj se do jetë më pastër”, theksoi një qytetar.

Për shkak të temperaturave të larta mungonin edhe piktorët, shitësit e zakonshëm të librave dhe lodrave për fëmijë të cilët me aktivitetet e larmishme i japin zhurmë dhe gjallërojnë Parkun e Qytetit./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit