Zhelinë, 4 Shtator 2025 – Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, u surprizua sot nga shokët e tij me rastin e ditëlindjes. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, mes angazhimeve të shumta ditore, shokët i kujtuan atij rëndësinë e lidhjeve të sinqerta dhe të vërteta.
Kur të surprizojnë shokët për ditëlindje… është ndjenjë krejt e veçantë.
Në rrjedhën e ditëve plot punë, shpesh harron edhe ditën tënde. Por shokët janë ata që ta kujtojnë me buzëqeshje, me fjalë të ngrohta dhe me gëzim.
Faleminderit nga zemra për surprizën dhe urimet e ngrohta. Falënderoj Zotin që ju kam 🙏”, – u shpreh Sejdiu në një postim falënderues.





