23.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Në Listën zgjedhore do të shënohen të gjithë qytetarët që i kanë mbushur 18 vjeç

Që të ushtrohet e drejta, votuesi duhet të identifikohet me një lloj dokumenti, thotë ajo.

Më 18 mars skadon afati për kontrollimin e votuesve në Listën zgjedhore si dhe për regjistrimin e votuesve në diasporë. Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri më 14 mars, në departamentet rajonale dhe zyrat e Komisionit verifikim në të dhënat e tyre në Listën zgjedhore kanë kryer 4859 persona. Shtatë persona kanë paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 19 persona kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e të dhënave të tyre dhe pesë persona kanë paraqitur kërkesë për fshirje të të dhënave në Listën zgjedhore.

Në mënyrë elektronike deri më 14 mars të vitit 2024, janë kontrolluar gjithsej 22.122 qytetarë. Janë dorëzuar 25 kërkesa për ndryshim të të dhënave, gjashtë kërkesa për fshirje të të dhënave dhe 10 kërkesa për regjistrim të të dhënave në Listën zgjedhore.

Nga KSHZ-ja apelojnë që qytetarët të kontrollohen në Listën zgjedhore, përkatësisht nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshim, futje ose fshirje të të dhënave të tyre nga Lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, që ta bëjnë këtë deri në afatin e caktuar.

Sa i përket kërkesave të pranuara për regjistrim të votuesve në diasporë, deri më tani kanë arritur gjithsej 1451 aplikacione, prej të cilave 1101 janë pranuar, 159 janë refuzuar dhe 191 nuk janë proceduar.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Guguçevska, sqaron se pavarësisht se sa kërkesa për votim në diasporë pranohen, votimi për zgjedhjet presidenciale do të organizohet, por për organizimin e votimit për zgjedhjet parlamentare është e nevojshme të regjistrohen së paku 5.355 votues në të gjitha 52 përfaqësitë konsullore apo zyra diplomatike jashtë vendit.

Për zgjedhjet parlamentare, shpjegon ajo, deputetët zgjidhen edhe në njësinë zgjedhore jashtë vendit sipas modelit proporcional, pra këtu ka një kusht tjetër, si një lloj regjistrimi. Për t’u zgjedhur, një deputet i njësisë zgjedhore 7 duhet të fitojë të paktën të njëjtin numër votash si deputeti me numrin më të vogël të votave në territorin e shtetit të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Për këto zgjedhje ky numër është 5.355. Domethënë, të paktën 5.355 votues duhet të jenë të regjistruar në të 52 përfaqësitë konsullore apo zyrat diplomatike jashtë vendit për të organizuar zgjedhje të tilla në radhë të parë. Dhe për një kandidat duhet të votojnë së paku 5.355 votues që ai të zgjidhet”, tha Guguçevska.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit