Shkup, 17 korrik – Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri në mbledhjen e sotme dha mendim pozitiv për Propozim vendimin për vazhdim të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri më 31 janar 2026, për rajonin e Komunës Gazi Babë lidhur me sigurimin e Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese Idrizovë.
Siç ceket në dokumentin e parashtruar në Komision, Propozimi për vazhdim të gjendjes së krizës parashtrohet me qëllim që të sigurohet vazhdimësi në ushtrimin e aktiviteteve nga ana e forcave të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe forcave të sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të sigurimit dhe mbrojtjes së rajonit të Komunës Gazi Babë ku Institucioni ndëshkues-përmirësues Idrizovë i kryen kompetencat e veta, për shkak të parandalimit të kanosjeve të sigurisë dhe përforcimit të sigurisë së institucionit.
Propozim vendimi për vazhdim të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më tutje dërgohet në mbledhje plenare. Pika është pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së 60-të të Kuvendit që duhet të fillojë sot.





