Në Kodër të Diellit kanë rënë 26 centimetra borë

Në Berovë sot në mëngjes në orën 7 janë matir -12 gradë, -11 në Kriva Pallankë, -10 në Demir Kapi, Krushevë dhe Kodër të Diellit, ndërsa në Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Hanet e Mavrovës -9 gradë. Në Strumicë, Shtip, Kavadar, Veles, Ohër dhe Pretor -8, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë dhe Vinicë -7, në Gjevgjeli -5 gradë.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se në Kodër të Diellit ka 26 centimetra borë, në Krushevë 15, në Gjurishte 4, ndërsa në Tetovë dhe Berovë 2 centimetra.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -1 deri 7 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Temperatura maksimale do të arrijë deri 5 gradë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit