0.8 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

Në Kllukovec të Velesit, nxënësit shqiptarë mësojnë në kushte çnjerëzore

Në oborrin e shkollës fillore “Liria” në Kllukovec të Velesit, koha thuajse është ndalur. Nën kulmin që sa nuk ishte shembur mbi nxënësit, sorrat kishin ndërtuar foletë.

Për disa fëmijëve që takuam aty, ndërtimi i një sallë sportive në oborrin e shkollës apo një oborr ndryshe nga ky që kanë improvizuar për të luajtur futboll do të ishte realizim i një ëndrre që kurrë nuk u bë realitet.

“A do të doje një shkollë më të mirë? Po. E këtu çfarë u mungon, nuk i keni kushtet e mira? Mungon një stadium, shkolla nuk është e rregulluar. Cila klasë je? Jam klasa e pestë, kënd e ke mësues? Sumije Tahirin. Sa nxënës jeni gjithë? Jemi shtatë në klasën e pestë, ndërsa të gjithë jemi 32 nxënës”, u shpreh një nxënës.

“Kjo shkollë, shumë vite më herët është ndërtuar nga vetë banorët e fshatit Kllukovec të komunës së Velesit, dhe që nga ajo kohë e deri më sot nga institucionet nuk është vendosur asnjë gozhdë sa i përket përmirësimit të kushteve të kësaj shkolle. Edhe pse shumë here, banorët e këtij fshati kanë kërkuar ndërtimin e një shkolle të re, kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër. Në këtë shkollë mësojnë mbi 30 nxënës shqiptarë”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit