10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Në fund të qershorit, ribalanc i buxhetit! Mickoski: Rezultatet e mira ekonomike do të jenë pjesë e rebalancit

Nga fundi i qershorit në procedurë parlamentare do të hyjë ribalanci i buxhetit për vitin 2025, paralajmëroi kryeministri, Hristijan Mickoski. Ai thotë se ky rishikim i arkës shtetërore do të përfshijë politikat e mira ekonomike të kësaj qeverie, siç janë rritja e eksportit, rritja e prodhimit industrial, inflacioni i ulët dhe investimet e huaja direkte të paralajmëruara që kanë filluar të realizohen. Ai beson se rritja ekonomike këtë vit do të jetë e mirë dhe në disa raste, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, ka paralajmëruar se mund të jetë edhe mbi 3,7 për qind, sa ishte planifikuar fillimisht për këtë vit nga ana e Qeverisë.

“Është e logjikshme që të ketë rishpërndarje në muajin që vjen për shkak të ndikimit në mjetet buxhetore, për shkak të projekteve që komunat i kanë dorëzuar për financim nga kjo thirrje e dytë. Megjithatë, bëhet fjalë për 15 miliardë denarë – flas për mjete bazë buxhetore dhe përveç kësaj kemi edhe bashkëfinancim, që gjithsej arrin në 16 miliardë denarë”, tha Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit