17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Në Berovë më ftohtë, më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Shkup, 28 janar – Në Berovë në mëngjes është matur temperaturë më e ulët prej -4 gradë, njoftoi DPHM. Vijojnë Manastiri dhe Prilepi me -3, -2 në Strumicë, Tetovë dhe Shtip, -1në Kriva Pallankë, 0 në Shkup-Petrovec, Ohër, Pretor, 1 në Demir Kapi, Kavadar, Shkup-Zajçev Rid, Veles, 2 në Vinicë, Kodra e Diellit, 3 Gjevgjeli, 4 në Hanet e Mavrovës dhe 5 gradë në Krushevë.

Lartësia e shtresës së dëborës e matur në mëngjes në orën 7 është 36 centimetra në Kodrën e Diellit, 26 në Hanet e Mavrovës dhe 5 cm në Manastir.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell veçanërisht në pjesët më të larta dhe male, ndërsa në lugina me mjegull. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 14 gradë, në Pellagoni disa gradë mbi zero.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme, mjegull dhe kryesisht qetë. Temperatura maksimale do të arrijë 13 gradë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit