Temperaturat jo konstante kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojn ndihmë në Spitalin e Tetovës. Më të prekur janë fëmijët dhe personat që janë me sëmundje kronike të cilët ankohen për dhimbje fyti, temperatura, kollitje dhe probleme me gëlltitjen.
“Për shkak të ndryshimeve të temperaturave pasi kemi osilime të temperaturave gjatë natës bie në minus e gjatë ditës kemi një rritje mbi zero, dhe kjo ka ndikuar që numri i pacienteve të vinë të kërkojnë ndihmë për shkak të virozave sezonale, për shkak të gripit që është normale për këtë kohë, kemi diku nga 10 deri në 30%, rritje të numrit të pacienteve. Ankesat më të zakonshme të pacienteve janë: rritje të temperaturës, kollitje, teshitje, problem me gëlltitjen, probleme me sekrecion nga hundët, këta janë ato simptomat e zakonshme të virozave sezonale”, theksoi mjeku familjar, Bekim Ismaili.