Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, njoftoi se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Arsimin e Lartë pritet të bëhen publike deri të premten në platformën ENER. Sipas saj, drafti i ligjit tashmë është përditësuar në një numër të konsiderueshëm nenesh, duke reflektuar kërkesat konkrete të institucioneve përkatëse.
Ajo theksoi se dokumenti do të qëndrojë i hapur për konsultim publik për dy deri në tri ditë, edhe pse një gjë e tillë nuk është detyrim ligjor. Megjithatë, siç u shpreh Janevska, ky hap ndërmerret në funksion të transparencës dhe përmbushjes së premtimeve të dhëna.
Pas përfundimit të kësaj faze, projektligji do të procedohet më tej në Qeveri për miratim./Ora24.tv



