SHBA-të janë tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një djalë 15-vjeçar nga Teksasi ka vrarë 3 persona brenda pak minutash.
Dhe gjithçka lidhej me një motiv “pasioni”, sepse e dashura e tij po e mitur e ndau dhe ai u hakmor në mënyrën më makabre. I vrau nënën, motrën dhe vëllanë.
Nëna 39-vjeçare e vajzës, Jennifer Rodriguez, u gjet e vdekur në apartamentin e saj luksoz në Odessa, Teksas, të martën, më 9 dhjetor. Vajza e saj, 13 vjeçe dhe djali 9 vjeç, u gjetën me të po të pajetë.
Policia kishte reaguar në vendngjarje atë pasdite pas raportimeve për të shtëna me armë. I riu ia mbathi dhe u arrestua rreth 40 minuta më vonë, tha policia