12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Ndjekje si në filma! Shqiptari dhe italiani i punojnë “zbor” policisë

Dy persona janë arrestuar për trafik droge në Itali, pas një ndjekje të rrezikshme policore, pasi refuzuan t’i bindeshin urdhrave për ndalim. Të ndaluarit janë një 31-vjeçar shqiptar dhe një italian 49-vjeçar, të dy me disa dënime të mëparshme për krime të lidhura me drogën.

Të dyshuarit po udhëtonin me një “Audi A1”, e cila u ndalua rreth orës 14:00 përgjatë rrugës shtetërore 38, në komunën e Berbennos, drejt Sondrio, që ecte me shpejtësi. Efektivët i ndoqën për disa kilometra. Pasi kapën dhe ndaluan automjetin, ata zbuluan se si shoferi ashtu edhe pasagjeri, të dy dukshëm nervozë, kishin disa dënime të mëparshme për vepra penale të lidhura me drogën.

Prandaj, me mbështetjen e ekipeve të tjera dhe stacioni i Ardennos, u dërguan në kazermat e Sondrio, informon media italiane. Pas një kontrolli personal dhe të automjetit, oficerët gjetën një pako celofani që përmbante 53 gramë kokainë brenda automjetit. Droga u sekuestrua dhe të dy u arrestuan, në pruitje të masës së sigurisë dhe procesit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit