Kërçovë, 17 janar – Vazhdojnë aktivitet nga Kryqi i Kuq Kërçovë për familjet që pësuan nga përmbytjet. Ata thonë se janë në fazën e dytë të ndihmave që është mobilimi i shtëpive të përmbytura. Besnik Selimi nga Kryqi i Kuq – Kërçovë, thotë se Kryqi i Kuq ka 150 familje për të cilat kujdeset gjatë vitit dhe 70 të moshuar me Projektin për përkujdesje.
“Prej gjithë aksioneve kemi diku te 150 familje që ju japim shërbime bazë elementare, në ushqim në veshmbathje. Në bazë të aksioneve gjithashtu jemi të hapur gjatë gjithë javës, dmth familjet që sjellin te ne veshmbathje, ata i paketojmë dhe 1 ditë në javë bëjmë distribuimin e tyre, veshmbathje, këpucë, varësisht se çfarë kanë nevojë”, tha Besnik Selimi, Kryqi i Kuq-Kërçovë.
Edhe Kryqi i Kuq në Ohër përveç festave kur angazhimi për ndihma është më i lartë nga donatorët, ata kujdesen për mbi 600 familje edhe gjatë gjithë vitit.







