15.8 C
Skopje
Friday, November 14, 2025

Ndihma e Shpejtë s’i përgjigjet qytetares. Ministri Aziri: Kemi formuar komision për t’i analizuar thirrjet

Të kontaktosh shërbimin e ndihmës së shpejtë për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe të marësh këtë përgjigje. Operatorja që u përgjigjë në vend se të dërgoj ekipin, e ka këshilluar për blerjen e disa medikamenteve, dhe më pastaj preras e mbyll telefonin pa miresjellje dhe edukate, teksa qytetarja mundohet t`i tregoj se gjendja shendetesore ka filluar t`i perkeqsohet familjarit. Por a është kjo përgjigje, në përputhje me protokollin e ministrisë dhe kush mban përgjegjësi kur një operator ose mjeku vlerëson gabimisht situatën?

“Gazeta Lajm” dhe “Lajm tv”, videon e ka dërguar deri tek kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë, pas kësaj drejtuam pyetje ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, i cili tha që video incizimi ka arritur në kabinetin e tij dhe për këtë ka krijuar komision për të analizuar të gjitha thirrjet që janë bërë dhe për të parë nëse ka pasur indikacion në mëyrë që rasti të trajtohet më tej, shkruan Gazeta Lajm.

“E dini se ndihma e shpejtë, ruhen të gjitha thirrjet në bazë, kështuqë pas videos që ma dërguan në kabinet, kryjova komision i cili do të analizojë të gjithë thirrjet që i ka bërë i njejti qytetarë dhe do të shohim a do të ketë indikacione për të trajtuar rastin më tej ose jo, atje ka protokolle dhe të gjithë operatorët veprojnë në bazë të saj, gjithsesi për momentin nuk kemi informatë do të duhet të analizojmë sa thirrje ka pasur nga qytetarja dhe si është përgjigjë operatorja”, tha ministri i Shëndetësisë z.Azir Aliu.

Edhe pse në video incizimin kuptohet se qytetarja telefonon për herë të dytë ndihmën e shpejt, ministri thotë se nuk ka informatë se sa herë qytetarja ka telefonuar ndihmën e shpejt, dhe si është përgjigji operatorja. Aziri thotë se Ministria nuk jep informata pa mos provuar edhe aspektin administrativ.

“Gjithësesi duhet ne t’i analizojmë këto të dhëna e dini jemi ministri ka komision shtetrorë dhe nuk mund të dalim në mediume pa mos i provuar informatat në aspekt administrativ janë apo nuk janë”, tha zoti Aliu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit