Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti, i mbështet hetimet për ndërtimet pa leje, por bëri thirrje të mos jenë selektive.
“Në këtë vend, në 80 komuna ka mbi 200.000 ndërtime pa leje dhe nëse nuk gabohem, komuna e Gostivarit kryeson midis komunave shqiptare. U bëj thirrje institucioneve të veprojnë kudo që ka ndërtime pa leje dhe të paligjshme. Institucioneve duhet t’u lejohet të veprojnë kudo, por jo në mënyrë selektive.”, – u shpreh zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti.





