Ndërroi jetë në Sarandë turisti grek/ Miqtë e 48-vjeçarit: Do largoheshim nga Shqipëria, por…

Një shtetas grek, 48-vjeçari Pavlos Simeriontakis nga Athina, u gjet pa shenja jete mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandës.

Ai ishte duke udhëtuar drejt Greqisë së bashku me disa persona të tjerë që merren me tregtinë e sendeve të kuzhinës.

Shokët e tij u larguan fillimisht nga vendi i ngjarjes, por më vonë u lokalizuan dhe u morën në pyetje nga policia.

Sipas tyre, viktima vuante prej vitesh nga diabeti dhe nuk ndjeu mirë gjatë udhëtimit në Konispol, ku humbi jetën.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit