20.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Ndërroi jetë gazetari Artur Zheji

Gazetari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Artur Zheji ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas raportimeve, rreth orës 16:00, ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka ndërhyrë pranë Restaurant Layos, në rrugën Butrinti, për t’i ardhur në ndihmë gazetarit.

Burimet mjekësore bëjnë me dije se i ndjeri kishte probleme shëndetësore dhe vuante nga diabeti.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai ka ndërruar jetë gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit.

Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë, i cili kishte probleme shendetesore. Ky shtetas ka ndërruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.

Pjesa më e madhe e brezit të ri e njihte Artur Zhejin si një nga gazetarët dhe një nga analistët më në zë të ekranit shqiptar, i cili në çdo studio televizive spikaste për opinionet e tij.

Ndërkohë fillimet e Artur Zhejit datojnë me artin, lidhja me të cilin pa dyshim ka qenë nëna e tij, aktorja e mirënjohur Besa Imami.

Artur Zheji u diplomua për regjizurë në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare.

Teksa diplomohej, ne skenën e Teatrit Kombërar u vu në skenë drama e tij “Raimonda”, e cila u interpretua nga emra të mëdhenj të skenës.

Më pas karriera e tij mori një drejtim tjetër, u largua drejt Italisë ku qëndroi për rreth 10 vite dhe punoi në një nga radiot më të mëdha italiane “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit.

Pas kësaj eksperience të vyer analisti u rikthye në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në gazetari dhe publicistikë, ku shpalosi artin e tij të fjalës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit