13.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Ndarja nga jeta e Kadaresë, Kurti: Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm

Kryeministri i Kosovës tha se me vdekjen e Ismail Kadaresë, shqiptarët kanë humbur shkrimtarin më të madh e bota humbi shkrimtarin më të gjallë dhe shtoi se, arti dhe kultura i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij.

“Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë.
Ngushëllime të gjithëve”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit